24 Dhjetor 2024

Ministri Krasniqi merr pjesë në Sallonin e Bujqësisë në Paris

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Paris, ku me ftesë të ministrit francez për Bujqësi, Industri Ushqimore dhe Pylltari, Stéphane Le Foll, do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Sallonit Ndërkombëtar të Bujqësisë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për bujqësinë do të marrin pjesë edhe ministra nga vende të ndryshme të Evropës dhe vendeve tjera, si dhe personalitete e institucione të rëndësishme të fushave të bujqësisë, ushqimit dhe pylltarisë.

Në kuadër të Sallonit, Ministri Krasniqi do të marrë pjesë në konferencën e ministrave të ftuar, ku do të flitet për bujqësinë përballë kushteve klimatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes vendeve të botës rreth kësaj çështje. Gjithashtu ministri Krasniqi do të jetë prezent në hapjen e panairit të Sallonit, ku do të prezantohet bujqësia dhe blegtoria franceze.

Ministri Krasniqi gjithashtu do të zhvillojë takime me homologë të tij nga vende të ndryshme, për të diskutuar me ta për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)