Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti viziton Kosovën
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të pres në një takim Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.
Pas takimit, në objektin e MBPZhR-së, të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.
Ministri Panariti po ashtu merr pjesë në ceremoninë e hapjes se Panairit të produkteve bujqerore - agroindustriale i cili hapet sot në Prishtinë.