Ministri i Bujqësisë së Gjermanisë do ta vizitojë Kosovën
Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt do ta vizitojë sot Republikën e Kosovës.
Ai do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Takimi mes dy ministrave, të shoqëruar edhe nga delegacionet, zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë më ç\'rast pas takimit, të dy ministrat mbajnë një konferencë për shtyp.