Ministri Faton Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte
“Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Ministri Peci me rastin e nënshkrimit të programit.
Vlenë të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri tek hapja e aplikimit.