22 Dhjetor 2024

Ministri Faton Peci në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore në Slloveni

Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Gratë dhe pozicioni i tyre në zonat rurale”, e cila është duke u mbajtur në Brdo pri Kranju të Sllovenisë.

Gjatë kësaj konference dy ditore, ministri Faton Peci ka mbajtur edhe një fjalim, ku ka prezantuar para pjesëmarrësve politikat bujqësore të Qeverisë së Kosovës, ku ka theksuar se gjatë këtij mandati do të angazhohen që përmes mekanizmave shtetërorë, avancimit të legjislacionit aktual, si dhe politikave zhvillimore të krijojnë kushte më të favorshme për avancimin e grave në sektorin e bujqësisë, si dhe për lehtësimin e procedurave në këtë fushë-veprimtari.

“Ministria e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të programeve mbështetëse për sektorin, aplikon kritere stimuluese apo pikë shtesë për gratë fermere ose pronare të bizneseve në zonat rurale. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të aplikuesve dhe përfitueseve gra në zonat rurale nga Programi për Zhvillim Rural  megjithatë ka vend për përmirësim. Po ashtu jemi në proces të hartimit të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural periudhën 2021-27 në të cilën do t’i kushtohet rëndësi e veçantë kyçjes dhe kontributit të gruas në bujqësi dhe agro-përpunim, duke qenë se në Kosovë kemi gra ndërmarrëse të cilat edhe përkundër vështirësive, janë histori suksesi”, tha në fjalimin e tij ministri Peci.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, ministrat e bujqësisë së vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, gjatë diskutimeve që do të kenë, do të shkëmbejnë praktikat më të mira të politikave përkrahëse, përmes të cilave kanë arritur avancimin e veprimtarive bujqësore të grave fermere në zonat rurale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)