Ministri Blerand Stavileci ka vizituar Fakultetin e Bujqësisë
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Skënder Muji , pasi ka elaboruar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me historikun e këtij fakulteti, ai ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm për të shënuar rezultate gjatë periudhës në vijim.
Ministri Stavileci ka rikujtuar me këtë rast se çdo iniciativë e re, nuk mjafton vetëm të shënohet si deklaratë, por ato është mirë që të futen në një model afatgjatë të aplikueshëm dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që secili të ketë përgjegjësi për punën e vet.
Kësisoji, tha tutje ministri Stavileci, të gjitha iniciativat e juaja janë të mirëseardhura për MBPZHR dhe ne do të jemi në kontakt të përhershëm me ju, në mënyrë që projektet të cilat i vlerësoni me prioritet, ti mbështesim.