23 Dhjetor 2024

Ministrat e BE-së diskutojnë rreth skandalit te mishit të kalit

Bruksel, 25 shkurt - Ministrat e e agrokulturës të BE-së pritet që të mbajnë një takim në Bruksel, ku fokusi do të jetë skandali i mishit të kalit.

Në qendër të bisedimeve do të jenë masat që do të ndërmerren bashkërisht për t’i dhanë fund këtij skandali që ka tronditur Evropën.

Skandali shpërtheu muajin e shkuar kur përbërje të mishit të kalit u gjetën në disa produkte mishi të fast-foodeve në Irlandë dhe Britaninë e madhe.

Që nga ai moment, tregjet evropiane kanë tërhequr nga tregu produktet e prekura nga këto përbërje, duke shënuar kështu hapin e parë të reagimit.

Sipas “BBC”, axhenda e takimit ndërministror do të përfshijë edhe një mbështetje për komunitet rurale si dhe masa konkrete për të mos dëmtuar aktivitetet e tyre.

Gjithsesi, nga ky takim nuk pritet që ministrat t’i japin një goditje të fort skandalit të mishit, por priten diskutime rreth strategjive afatgjata që duhen planifikuar për mbrojtjen e konsumatorit.

Franca dhe Gjermania janë në një mendje për një zgjidhje afatgjate të problemit. Sipas korrespondentëve, pritet që këto dy vende të jenë më aktive për këtë çështje.

Britania, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se nuk do të kursejë nga ndëshkimi cilëndo kompani që ka shkelur rregullat për mbrojtjen e konsumatorit.

Ndërkohë që Franca dhe Gjermania janë më shumë pro një zgjidhjeje, Britania e vë theksin tek ndëshkimet. Harta e skandalit ka përfshirë brenda edhe Italinë, e cila raportoi të shtunën se një sërë produktesh të mishit në vendin mesdhetar kanë patur përmbajtje të mishit të kalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)