23 Dhjetor 2024

Miliona humbje nga afera e alfatoksinës

Prishtinë, 26 mars - Miliona euro kanë humbur kompanitë që importojnë qumësht, nga vendimi i ngutshëm i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUV) rreth pranisë së madhe të Aflatoksinës në qumështin e importuar.

Analizat e bëra nga AUVK rezultuan se pjesa dërmuese e qumështit të importuar ka sasi më të madhe se sa normat e lejuara ndërkombëtarisht të Alfatoksinës.

Por, disa analiza të bëra nga AUV-ja rezultuan të mos jenë të sakta, pasi që analizat e bëra në laboratorë referentë siç është ai në Romë, e thanë të kundërtën, ku qumështi i importuar është i sigurt dhe plotësisht i rregullt për konsum.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka bërë analizat e qumështit “Meggle” ku ka nxjerrë se përmbajtja e Alfatoksinës vetëm në një seri të këtij lloj të qumështit ka qenë 0.00532. Por, pas pak ditësh super analiza e bërë në Romë rezultoi se përmbajtja e Alfatoksinës vetëm një seri të këtij lloj të qumështit ka qenë vetëm 0,002.

Gazeta ka kontaktuar të hënën me pronarin e kompanisë “Delfin”, Avni Krasniqi, e cila e importon këtë produkt.

Ai ka konfirmuar se prania e Alfatoksinës vetëm në një seri të qumështit që ai e ka importuar ka qenë shumë më pak se është e lejuar sipas standardeve të BE-së.

Mirëpo, ai nuk ka dashur të flasë për problemet që u ka shkaktuar vendimi i AUV-së ku analizat kanë treguar se edhe në qumështin që ai e importon ka pasur sasi më të madhe të Alfatoksinës se sa është lejuar.

Por, në anën tjetër zyrtarë të Agjencisë këmbëngulin se nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç se e kanë respektuar legjislacionin në fuqi.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), thotë se nga informatat e para të marra për dyshim në prezencë të Alfatoksinës në qumësht mbi nivelin e lejuar, AUV-ja menjëherë ka ndërmarrë veprimet për të cilat ka mandatin sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas tij, konform ligjit Agjencia ka ndërmarrë masat për testimin e ngarkesave të qumështit në prezencë të Alfatoksinës, ku vetëm ngarkesat me qumësht rezultatet e të cilave kanë dalë pozitive janë ndaluar për plasim në treg dhe mostrat e njëjta, sipas tij, janë dërguar në laborator më të avancuar jashtë shtetit.

“Nuk flitet për gabime gjatë analizimit të qumështit, por për konfirmimin e tyre metodat laboratorike mund të kenë rezultate të ndryshme për ç’farë arsye edhe janë bërë konfirmimet. Për sa i përket se a kemi gabuar a jo, ne veprojmë në bazë të rezultateve të analizave laboratorike. Mbi dyshime kërkohet që të ndalohet përkohësisht për qarkullim në treg ose nëse gjendet në treg tërhiqet dhe rezultati konfirmativ nga laboratori referent i akredituar brenda apo jashtë vendit”, tha ai.

Sipas tij, prej 24 mostrave të konfirmuara vetëm 1 ka rezultuar negative për dallim nga rezultatet e AUV-së.

Zëdhënësi Thaçi thotë se AUV-ja është e obliguar të marrë masat e nevojshme, kurse rezultatet pozitive të qumështit tregojnë se vendimet e AUV-së nuk kanë qenë të ngutshme.

Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur ndalesë për asnjë lloj qumështi, sepse vendimi ka qenë për testimin e çdo ngarkese e cila vjen nga importi prej vendeve të regjionit, ku edhe ka qenë prezenca e alfatoksinës në ushqimin për kafshë.

“Të gjitha sasitë e qumështit të cilat janë duke u importuar janë duke u kontrolluar në mënyrë rigoroze në vend të origjinës, të cilat janë të shoqëruara me rezultate të analizave në Alfatoksinë dhe përkundër këtij fakti për të qenë ne si AUV më të sigurt në lidhje me importin, jemi duke analizuar të gjitha mostrat. Për mallrat të cilat rezultojnë të ‘rrezikshme’ dyshohet në pretencë të ndonjë materie të rrezikshme, AUV-ja zbaton kontrollin e detajizuar. Aktualisht 10 ngarkesa presin në kufi derisa marrim raportin e laboratorit”, tha ai.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)