Miell nga Serbia është kancerogjen
Shkup, 15 dhjetor - Disa tonë miell me përmbajtje kancerogjene nga Serbia janë importuar në Maqedoni.
Agjencia qeveritare për ushqime dhe veterinari në Shkup ka bërë të ditur se 1,5 ton miell me përmbajtje kancerogjene ka përfunduar tek konsumatorët në Maqedoni, ndërsa një pjesë e madhe prej 8 tonëve është tërhequr nga tregu.
Drejtori i Agjencisë për ushqime dhe veterinari, Dejan Runtevski deklaroi se mbi 8 ton janë tërhequr nga tregu, por ai paralajmëroi se do të ketë kontrolle masive për të verifikuar praninë e këtij mielli kancerogjen.
Do të shqiptohen dënime për importuesit e këtij mielli, edhe pse kjo sasi e mbërritur në Maqedoni ka pasur certifikatë valide dhe ka qenë në gjendje të rregullt duke plotësuar të gjitha kushtet, theksoi Runtevski.
Agjencia për ushqime dhe veterinari ka bërë të ditur se do të kërkoj të dhëna nga analizat e institutit serb lidhur me miellin e importuar në Maqedoni, që ka përmbajte të tepruar të materies aflatoskin, përbërje kancerogjene.