22 Dhjetor 2024

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet MBPZHR dhe UP-FBV

Prishtinë, 23 qershor - Sot, në lokalet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)-së është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet MBPZHR dhe  Universitetit të Prishtinës-Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë ( UP-FBV). 


Në emër të MBPZHR Marrëveshjen e Mirëkuptimit e ka nënshkruar z. Blernad  Stavileci, kurse në emër të UP-FBV ka nënshkruar z. Mujë Rugova.
Me këtë Marrëveshje MBPZHR dhe UP-FBV kanë rënë dakord, që të hartojnë dhe të zbatojnë projekte, programe dhe aktivitete në fusha të ndryshme nga lëmi i bujqësisë, teknologjisë, zhvillimit rural, veterinarisë dhe resurseve gjenetike, të përcaktuara me  këtë dokument.


Marrëveshja e Bashkëpunimit  ndërmjet MBPZHR e UP-FBV siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi në hulumtim, këmbim të përvojave, në ngritjen profesionale të stafit ekzistues, plan-programe, zhvillim institucional, administrativ, profesional dhe shkencor si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët në frymën e politikave zhvillimore dhe avancuese nga lëmi i bujqësisë, teknologjisë, zhvillimit rural dhe veterinarisë.  

Me marrëveshje, po ashtu, është paraparë angazhimi i personelit akademik dhe administrativ, që mund të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.

Institucioni dërgues, sipas marrëveshjes, është pala përgjegjëse për përcaktimin e personave, që do të përfshihen në aktivitet, duke pasur gjithmonë parasysh që lëvizjet të mos dëmtojnë vijueshmërinë e procesit të punës administrative, mësimit, hulumtimit dhe aplikimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)