Memli Krasniqi pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë
Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, sot pranoi detyrën e re nga ministri i deritashëm Blerand Stavileci. Me këtë rast, ish ministri Stavileci, e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani.
Ndërkaq, ministri i ri, Memli Krasniqi, premtoi se do të angazhohet që këtë sektor ta fuqizojë edhe më tej. Ai përgëzoi z. Stavileci për punën e bërë deri më tani dhe i uroi suksese për detyrën e re si ministër i Zhvillimit Ekonomik.