Meka certifikohet me standardet HACCAP
Dragash, 18 prill - Kompania për përpunimin e mishit MEKA nga Dragashi këto ditë e ka bërë certifikimin e fabrikës së përpunimit të mishit me standardet e HACCAP-it si standardi më modern për sigurinë e ushqimit.
Pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj, ka deklaruar se synimi i tyre ka qenë përherë arritja e standardeve Evropiane, gjë që e është arritur.
Tani mund ti sigurojmë konsumatorët tanë se ata mund të konsumojnë produkte të shëndosha në përputhje me kërkesat Evropiane, ka theksuar ai.
Sipas tij tani më Kosova është në rrugë të mbarë që të arrin hapin e vendeve të tjera të zhvilluara që do të jetë në shërbim të hapjeve të reja të vendeve të punës, që do të bënin që të krijohet një mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ngritja e fabrikave në një nivel të tillë e ka domethënien jo vetëm për kompaninë tonë po dhe për mbarë shoqërinë e Kosovës, ka theksuar Piraj.