26 Mars 2023

Me 26 prill hapet aplikimi për subvencione me fond prej rreth 50 milionë euro

Prishtinë, 21 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 26 prill të këtij viti do të hap periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022.

Hapja e fazës së aplikimit është mundësuar pas aprovimit të këtij Programi dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e Udhëzimit Administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, si dhe pas koordinimit të Drejtorive për Bujqësi në Komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij Programi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka theksuar se në kuadër të këtij Programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka treguar Ministri Peci.

Ndryshe, në kuadër të PPD-së për vitin 2022 është rritur përkrahja për 216% për grurin, 119% për misrin,  118% për pataten dhe fasulen,  85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera,  33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë,  25% për mjedrën,  21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë, si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)