23 Dhjetor 2024

Mbyllet sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2019 - 2020. 

Sezoni i gjuetisë për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të mbyllet me 18 shkurt të këtij viti.

Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në MBPZhR, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër.

Këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ndryshe, sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020, ishte hapur më 13 tetor të vitit 2019 dhe organizimi i gjuetisë gjatë kësaj periudhe është bërë nga menaxherët e vendgjuetive nën mbikëqyrjen e e MBPZhR-së dhe komunave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)