23 Dhjetor 2024

MBPZHR shtyn afatet për leje dhe licenca në bujqësi dhe pylltari

Prishtinë, 23 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi.

Ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Kosovës.

Pikat e vendimit:

1. Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e Hortikulturës, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, Plehrave, Mbrojtjes së Bimëve, Farërave, Blegtorisë, Pylltarisë, Verëtarisë dhe Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi.

 2. Shtyrja e përkohshme e afateve nga pika 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalim të pandemisë së Coronavirusit COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 3. Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

 4. Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

 5. Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)