MBPZHR prezanton programin për pagesat direkte prej 46 milionë euro
Prishtinë, 1 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe Programit për Pagesat Direkte 2016, të cilat sivjet përfshijnë një buxhet prej 46 milionë eurove.
Pjesëmarrës në këtë prezantim publik do të jenë drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të shoqatave të fermerëve, si dhe palët tjera që janë të përfshira në këtë sektor.