22 Dhjetor 2024

MBPZHR, Po vijnë ditë të mira për perimtarinë

Prishtinë, 12 shkurt - Me Strategjinë Zhvillimore të Hortikulturën, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka paraparë të ndërmarrë  një varg masash konkrete për  përmirësimin e gjendjes në  sektorin e perimtarisë, duke ofruar mundësi  për zgjatjen e periudhës së vjeljes.

MBPZHR parasheh që në vitet e ardhme të  ketë sipërfaqe shtesë për serra prej 170 ha, shumica e tyre,( 100 ha) duhet të kenë së paku teknologjinë e mesme. Rritja e prodhimtarisë në serra do të ndikojë drejtpërdrejt në zvogëlimin e shkallës së importit të perimeve.

Për   përkrahjen e fermerëve  janë paraparë     një varg masave konkrete, siç është sigurimi i përkrahjes financiare (30% investime në të gatshme) për serrat e reja të mesme, sigurimi i këshillave dhe trajnimit rreth prodhimit të fidanëve, modelet e kultivimit, zgjedhja e varieteteve, kontrolli mikro-klimatik, krasitja/rrallimi, plehërimi si dhe qasja në prodhimtarinë e integruar (PI).
 
Për perimet e prodhuara në fusha të hapura çështja kryesore është intensifikimi i prodhimit: më shumë prodhime mund të vilen nga një fushë e vogël.

Kërkesa vendore pritet të rritet më pak se për prodhimet tjera të hortikulturës, ndërsa pritet një rritje më thelbësore e eksportit pasi që çmimi i prodhimit ishte relativisht i ulët – sidomos për specat.

Masat e nevojshme përkrahëse do të jenë këshilla dhe trajnime mbi teknologjinë e prodhimit intensiv: zgjedhja e kultivarit, prodhimi i fidanëve, përgatitja e tokës,   metodat e plehërimi, përmirësimi në sistemet e ujitjes dhe themelimi i tregut të tokës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)