25 Dhjetor 2024

MBPZHR planifikon 23 milionë euro investime për zhvillimin e bujqësisë

Prishtinë, 9 shkurt - Përmes Programit për Zhvillim Rural për vitin 2017, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Investimet e ministrisë përmes këtij programi, për të cilin këtë vit janë planifikuar 23 milionë euro, do të orientohen në të gjithë nën sektorët e bujqësisë.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë prezantimit të këtij programi para fermerëve, shoqatave të fermerëve, drejtorëve të drejtorive bujqësore në komuna dhe partnerëve tjerë në sektorin e bujqësisë.

Ai ka treguar se gjatë këtyre viteve sektori i bujqësisë ka shënuar rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, por që pavarësisht investimeve të mëdha, ende ka sfida në këtë sektor, të cilat ai tha se synojnë që t’i adresojnë edhe përmes programit të këtij viti.

“Struktura e vogël e pronës bujqësore sfidon menaxhimin efikas të fermës, prandaj PZHR 2017 fokusohet në investime që mbështesin prodhimtarinë bujqësore të orientuar kah tregu dhe fermat që janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe me potencial për të furnizuar tregun vendor, për të zëvendësuar importet e larta dhe potencialisht për eksport në rajon dhe në BE.\"

\"Pra, synimi ynë mbetet që të shtojmë sipërfaqet e tokës së punuar, duke rritur prodhimin dhe produktivitetin”, ka thënë ministri Krasniqi.

Në këtë program, ai tha se prioritet i lartë i është dhënë investimeve në modernizimin e makinerisë dhe pajisjeve teknike, por po ashtu edhe modernizimit të objekteve, si dhe depove për ruajtje dhe paketim, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe arritjes së standardeve ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Krasniqi ka treguar se përmes granteve investive, do të përkrahen ndërmarrjet agro - përpunuese në përmirësimin e linjave përpunuese, diversifikimin e prodhimeve dhe arritjen e standardeve të cilësisë, siç janë standardet HACCP, ISO 22000, etj., me qëllim që të përmbushen kërkesat e tregut për produkte të llojllojshme dhe me cilësi të lartë.

“Ne jemi përpjekur edhe këtë vit, sikur çdo herë tjetër, që të zgjerojmë mundësitë e investimeve, t\'i orientojmë drejt ato dhe të lehtësojmë sa më shumë kriteret konkurruese.\"

\"Ne do të vazhdojmë të jemi transparent në çdo fazë të procesit që ndërlidhet me zbatimin e këtij programi”, tha ministri Krasniqi.

Ndryshe, në programin e sivjetshëm për zhvillimin rural, përmes granteve investive do të përkrahet Masa 101 ku hyjnë investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore.

Pastaj masa 103, ku hyjnë investimet në asetet fizike në përpunimin dhe  tregtimin e produkteve bujqësore, masa 302 për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe masa për ujitjen e tokave bujqësore.

Thirrjet për aplikim për grante në këto fusha janë shpallur dhe afati i aplikimit është nga data 6 shkurt deri më 20 mars të këtij viti. Të gjitha dokumentet përcjellëse, programi, udhëzuesit dhe dokumentet e tjera mund të merren në uebfaqet e MBPZHR-së dhe AZHB-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)