MBPZHR pajtohet me krijimin e programit të kredisë bujqësore
Prishtinë, 1 nëntor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e Kosovës dhe USAID-i u pajtuan të bashkëpunojnë në krijimin e një Programi Garantues për Kredi Bujqësore. Programi do të ndihmojë në zgjerimin e mundësive për mjete financiare për fermerët dhe agrobizneset në Kosovë.
MBPZHR synon të përdorë fondet e veta për të blerë një garancion nga Thesari i SHBA-ve që ta përdorë për kredi në bujqësi. Kreditë do të mundësohen përmes bankave komerciale në Kosovë.
Garancioni do të mundësohet përmes Programit të Autoritetit për Kredi Zhvillimore të USAID-it. Qëllimi i Ministrisë për krijimin e këtij programi është të zgjerojë mundësi për kredi dhe të mbështesë normat e ulta të interest për sektorin e bujqësisë në Kosovë.
Takimi vendimëtar u mbajtë më 18 tetor, pas disa takimeve ndërmjet Ministrit Blerand Stavileci dhe përfaqësuesëve të institucioneve të qeverisë së SHBA-ve dhe Bankës Botërore.
Ministri Stavileci shfrytëzoj rastin të falenderojë Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe Bankën Botërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, ministri dhe delegacioni i tij udhëtoi për në Vermont që të mësojnë rreth programeve për të mbështetur fermerët e vegjël.
Ata u takuan me Shërbimin e Zgjeruar të Bujqësisë të Universitetit të Vermontit, ku u informuan për programet e Universitetit për ndërmarrje rurale, përfshirë Institutin për prodhimin e djathit që mbështet fermerët e vegjël të qumshtit. Ministri gjeti se shumë qasje nga Vermonti mund të jenë të përshtatshme për kushtet e Kosovës.