MBPZHR nënshkruan memorandum me Ambasaden Britaneze
Prishtinë, 13 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 13:00, në MBPZHR, nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi.
Në emër të ministrisë do të nënshkruajë ministri Memli Krasniqi ndërkaq nga ambasada, ambasadori Ruairi O\'Connell.
Detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura sot gjatë nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit.