MBPZHR nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me komunat e Kosovës
Prishtinë, 11 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) organizon eventin e nënshkrimit të marrëveshjes për mirëkuptim dhe bashkëfinancim me komunat e Kosovës.
Marrëveshja do të nënshkruhet për bashkëfinancimin e projektit ‘’Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”.
Eventi i nënshkrimit do të mbahet sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.