MBPZHR nënshkruan kontratat e para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural
Prishtinë, 15 dhjetor - Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të organizojë sot ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21.
Prezent gjatë ceremonisë së nënshkrimit do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Pas ceremonisë, është planifikuar konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Hoti dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.