21 Dhjetor 2024

MBPZhR-ja e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes me qentë endacakë

Prishtinë, 25 janar -  Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ishte sot pjesë e tryezës së organizuar nga Kryeministri, Albin Kurti për të diskutuar mbi gjendjen e qenve endacakë në Kosovë dhe masat që duhet të ndërmirren për kontrollin, strehimin dhe menaxhimin e tyre.

Ministri Faton Peci u zotua për plotësim të legjislacionit aktual që i trajton çështjet dhe shqetësimet e ngritura rreth shëndetit të kafshëve dhe përkujdesit e trajtimit të tyre sipas nevojave specifike, duke kontribuar kështu edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Kafshët Endacake.

"Aktiviteti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si institucion i cili është përgjegjës për hartimin e politikave, do të koordinohet me të gjitha institucionet dhe agjencitë që kanë përgjegjësi ekzekutive, ministritë e linjës, komunat dhe shoqërinë civile, për adresimin dhe zgjidhjen konkrete të çështjes së kafshëve endacake" ka shtuar tutje Ministri Faton Peci.

Në këtë tryezë të cilën e kryesoi Kryeministi Albin Kurti, i cili mbajti fjalimin hyrës në këtë takim, të pranishëm ishin edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, ministrive, komunave dhe agjencive përgjegjëse për rregullimin, harmonizimin dhe ekzekutimin e legjislacionit dhe menaxhimit të situatës me kafshët endacake në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)