25 Dhjetor 2024

MBPZHR-ja dhe UNICEF do të vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 4 mars – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, në veçanti për pasurimin e miellit.

U vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në rajon që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.

Në këtë drejtim, MBPZHR-ja dhe UNICEF kanë nënshkruar në vitin 2012 një memorandum mirëkuptimi përmes të cilit është siguruar furnizimi me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë. Këto dy elemente janë të rëndësishme për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve të porsalindur.

Shefja e UNICEF-it vlerësoi implementimin e ligjit dhe memorandumit, por shprehi shqetësimin se ka rënë në përqindje pasurimi i miellit në Kosovë dhe shtoi se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tutje në këtë proces, në bashkëpunim me MBPZHR-në, por edhe prodhuesit vendorë.

Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shoqërinë pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.
Ministri dhe zonja Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)