25 Dhjetor 2024

MBPZHR-ja dhe ‘Drini i Bardhë’ bashkëpunim në përmirësimin e sistemit të ujitjes

Prishtinë, 12 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të kompetencave ligjore që ka do të ofrojë mbështetjen për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Drini i Bardhë’.

Këtë e tha sot ministri Memli Krasniqi gjatë një takimi që pati me drejtuesit e kësaj kompanie. Ata e njoftuan ministrin Krasniqi me sfidat që po përballen si kompani, por njëkohësisht edhe falënderuan ministrinë për mbështetjen që ka dhënë në përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore në Kosovë.

Një prej sfidave kryesore që kjo kompani ka është shlyerja e obligimeve nga ana e qytetarëve, por në veçanti fermerëve.
Ministri Krasniqi theksoi se ujitja është një prej segmenteve kryesore për zhvillimin e bujqësisë dhe shtoi se po punohet shumë që të ketë sa më shpejtë një zgjidhje të përgjithshme për ujitjen e tokave bujqësore. Ministri shtoi se do të përpiqet që të ndihmojë kompaninë, gjithnjë në bazë të kompetencave legale që ka ministria, për shlyerjen e obligimeve që kanë fermerët që furnizohen nga kjo kompani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)