25 Dhjetor 2024

MBPZhR hap periudhën për aplikim për grantet investive në bujqësi

Prishtinë, 25 shkurt -  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në sektorin e qumështit, pemëve, serrave, të mishit, si dhe atë të vezëve, për masën 302, përmes së cilës përkrahen investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe masën për ujitjen e tokave bujqësore.

Gjatë periudhës për aplikim, e cila zgjatë mbi 40 ditë që nga dita e hapjes, fermerët dhe agrobizneset mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të këtyre masave, duke u bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program dhe që janë publike në faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Buxheti për programin për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe programin për pagesa direkte sivjet arrin në 46 milionë euro, ku 23 milionë janë planifikuar të ndahen për grante investive dhe 23 milionë janë planifikuar të ndahen për pagesa direkte.

Në krahasim me vitin e kaluar buxheti këtë vit është 3 milionë edhe më i madh.

Ministria e Bujqësisë ka lehtësuar disa procedura rreth aplikimit dhe vlerësimit me qëllim të krijimit të mundësive për fermerët për të përfituar nga masat mbështetëse të ministrisë.

Thirrjet për aplikim për masën 103 dhe për pagesat direkte pritet të shpallen në ditët në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)