MBPZHR do të shpall programin për zhvillim rural dhe pagesa direkte
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa përmes një video mesazhi i është drejtuar fermerëve ku ka treguar se në këto gjashtë javë janë realizuar pagesat për 2,941 fermerë në vlerë prej 7.9 milionë euro.
Krahas kësaj, ai i ka njoftuar fermerët dhe agrobizneset vendore se shumë shpejt do të shpallen edhe programi për zhvillim rural dhe programi për pagesa direkte 2020.