08 Maj 2024

MBPZHR do të jetë mbështetës i prodhuesve të qumështit

Prishtinë, 17 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot të një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit. Në takim me ta është diskutuar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 dhe për Programin për Pagesa Direkte.

Ministri Krasniqi i informoi ata edhe më në detaje me mundësitë që ofron ky program dhe foli për planet për avancimin e programit në vitet e ardhshme, me futjen e politikave dhe kritereve të reja e lehtësuese për fermerët. Ai tha se buxheti do të rritet në vazhdimësi.

Drejtuesit e Shoqatës e vlerësuan Programin në tërësi dhe mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë për prodhuesit e qumështit. Ata thanë se falë granteve nga ministria ka një zhvillim të madh të këtij sektori.

Me theks te veçantë në këtë takim është diskutuar për pakon e  re fiskale që po përgatitet nga Qeveria, si dhe me kërkesat dhe shqetësimet që kanë prodhuesit në raport me këtë.

Ministri Krasniqi i inkurajoji ata që të japin rekomandimet e tyre në Qeveri dhe në veçanti në MBPZHR. Ai tha se si ministër do të angazhohet që këto kërkesa dhe shqetësime të adresohen dhe diskutohen për të parë mundësinë e përfshirjes se tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)