25 Dhjetor 2024

MBPZHR do ta përkrah projektin për Zonën Ekonomike të Vitisë

Prishtinë, 27 janar - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar lidhur me zbatimin e projektit për Zonën Ekonomike në këtë komunë, si dhe për përfshirjen e fermerëve dhe agrobizneseve në këtë zonë.

Gjatë takimit mes tjerash ata janë pajtuar për një bashkëpunim dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve që ndërlidhen me këtë projekt, i cili sipas tyre është me interes ekonomik që do të ndikojë edhe në zhvillimin e mëtejmë  të bizneseve të kësaj ane.

Po ashtu gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, si dhe efektet të cilat po japin grantet investive dhe pagesat direkte të MBPZHR-së.

Ndërkaq, zëvendësministri Januzi e ka njoftuar kryetarin edhe për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit, ai ka thënë se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Vitisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)