MBPZHR dhe Telekomi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 11 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Telekomi i Kosovës (TK) do të nënshkruajnë sot një marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e platformës teknologjike Bujku.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të jenë të pranishëm edhe Ministri Memli Krasniqi dhe Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mbahet në selinë qendrore të Telekomit të Kosovës, në ora 14:00.