25 Dhjetor 2024

MBPZHR dhe BB bashkëpunojnë në fushën e sigurimeve bujqësore

Prishtinë, 9 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për lansimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.
 
Në këtë takim, ministri Krasniqi ka falënderuar mysafirët për përkrahjen që Banka Botërore ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke theksuar se tashmë edhe përmes projektit për sigurime bujqësore presin që mbështetja të rritet edhe më tej, duke mundësuar ofrimin e sigurimit të produkteve që konsiderohen të domosdoshme për fermerët dhe agrobizneset vendore.
 
Ministri i ka njoftuar ata edhe për objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit,  si dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me IFC-në dhe partnerët e tjerë në realizimin e këtij projekti, pasi që sipas tij, mungesa e sigurimit të kulturave bujqësore është një nga sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe që ndikon edhe në nivelin e lartë të kamatave bankare për kredi bujqësore.
 
Nga ana tjetër, menaxherja e programit të BB-së për shërbime financiare bujqësore për Evropë dhe Azi, Leah Soroka, vlerësoi të arriturat në këtë sektor, duke u pajtuar se tashmë është koha e duhur për inicimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë, për t’u ofruar mundësi edhe më të mira zhvillimi fermerëve dhe agrobizneseve kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)