Mbi 50 mijë fermerë përfitojnë nga shërbimet këshillimore
Prishtinë, 13 janar Përmes shërbimeve këshillimore, të cilat tash e dy vite kanë filluar të organizohen në nivel qendror e lokal nga Ministria e Bujqësisë, vetëm vitin e kaluar kanë përfituar këshilla në mënyrë të drejtpërdrejtë 3855 fermerë dhe rreth 50 mijë të tjerë përmes materialit informativ.
Në këtë mënyrë, këta fermerë kanë arritur që përmes trajnimeve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë të marrin njohuri për menaxhimin e suksesshëm dhe për rritjen e të ardhurave në fermat e tyre, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që ndërlidhen me prodhimin, për çështjet ekonomike dhe organizative të fermave dhe për shumëçështjetë tjera që ndërlidhen me punën e tyre në bujqësi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, ka treguar se gjatë vitit të kaluar janë realizuar 16 vizita studimorebrenda territorit të Kosovës për shkëmbimin e eksperiencave në sektorin e bujqësisë, përmes të cilave janë shërbyer 448 fermerë.
Sipas tij, këto vizita janë organizuar nga këshilltarët komunal në ferma të ndryshme prodhuese, ku kanë marrë pjesë fermerë të të njëjtit profildhe përveç këshillave të marra nga këshilltari për temën e caktuar, janë bërë edhe demonstrime praktike dhe janë shkëmbyer eksperienca e ide ndërmjet fermerëve pjesëmarrës.
Në kuadër të shërbimeve këshillimore, gjatë vitit të kaluar janë përgatitur dhe shpërndarë 12lloje të broshurave këshillimore dhe informative nërreth 48 mijë kopje për fermerë. Broshurat janë përgatitur duke u bazuar në kërkesat nga terreni dhe në masat e parapara në Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ndërkaq, sipas të dhënave të këshilltarëve nga terreni, 3855 fermerë janëkëshilluar në mënyrë të drejtpërdrejtë, tregon zëdhënësi Behramaj.
Gjithashtu, në bashkëpunim me projektin e USAID-it Mundësitë e Reja për Bujqësi, projektin austriak ADA dhe projektin e Bankës Botërore ARDP, sipas Behramajt është punuar edhe në zgjerimin e shërbimeve këshilluese në nivel të secilës qendër këshilluese informative komunale.
Zgjerimi është bërë me modelin e zgjedhjes së fermerëve liderë, duke përfshirë sektorët e prodhimtarisë së drithërave, pemëtarisë, perimtarisë, blegtorisë dhe bletarisë. Është bërë përzgjedhja e liderëve fermerë në 26 komuna apo qendra këshilluese informative, ku janë mbajtur gjithsej 265 takime edhe me 3275 fermerë të tjerë pjesëmarrës, sqaron Behramaj, duke shtuar se kanë përzgjedhur 371 fermerë liderë, ku 118 prej tyre janë në sektorin e blegtorisë, në sektorin e drithërave 86, në atë të pemëtarisë 73, në sektorin perimtarisë 68 dhe në bletari 26 fermerë liderë.
Prej 371 liderëve të përzgjedhur me përgatitje superiore janë 107, me shkollim të mesëm 249 dhe me shkollim fillor janë 15. Fermerët liderë pritet të jenë potencial shumë i rëndësishëm në shtrirjen e shërbimeve këshilluese në zonat e thella rurale dhe se tashmë kanë filluar edhe trajnimet për ta në qendrat këshilluese dhe informative komunale.