23 Dhjetor 2024

Mbi 26 milionë euro investime në bujqësi

Prishtinë, 28 dhjetor -  Viti 2013 ishte mjaft i frytshëm për 24 583 fermerë, të cilët kanë arritur të përfitojnë 26 733 231 euro grande dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Nga gjithsej 30, 264 sa kishin aplikuar në skemat mbështetëse gjatë këtij viti, vetëm 584 ishin ndarë të pakënaqur dhe kishin adresuar ankesa që, shprehur në përqindje, i bie 0, 019 për qind.

Nga e tërë kjo përkrahje financiare vetëm subvencione në vlerë prej 12 145 466 eurosh kanë përfituar 24 003 fermerë, ndërsa grande investive në vlerë prej 14 587764 eurosh për projektet e tyre për zhvillimin rural sivjet kanë arritur të përfitojnë 580 fermerë.

Zëdhënësi i MBPZHR-së, Adil Behramaj, thotë se ky vit ishte ngritje e ndjeshme dhe vazhdimësi e fuqizimit të bujqësisë sepse, sipas tij, krahasuar me vitin paraprak, ka pasur dyfishim të investimeve përsëri. “Efektet e këtyre investimeve janë të shumta, si ekonomike, ashtu edhe sociale.

Në njërën anë nëpërmjet subvencioneve kemi mbështetur mbi 20 mijë vende ekzistuese të punës në bujqësi, duke ua rritur të ardhurat fermerëve dhe duke i stimuluar t’i rrisin sipërfaqet e mbjella dhe t’i shtojnë krerët e bagëtisë.

Në anën tjetër, sipas kalkulimeve me formula ekonometrike, nëpërmjet grandeve investive kemi gjeneruar edhe 3 034 vende të reja të punës në bujqësi dhe kemi ndërtuar edhe 198 stalla apo objekte të reja në blegtori.

Gjithashtu, kemi përkrahur 266 projekte në hortikulturë, ku janë ngritur edhe 350 hektarë të rinj me pemë, perime dhe vreshta, si dhe kemi investuar edhe në përmirësimin e teknologjisë për përpunim dhe procesim të 29 agrobizneseve”, thotë zëdhënësi Behramaj.

Krahas këtyre, ai ka treguar se kanë investuar edhe në 72 projekte të fermerëve për mekanizim modern bujqësor, në 15 projekte publiko-private të Grupeve Lokale të Veprimit, që për synim kanë pasur ngritjen e standardit jetësor në zonat rurale dhe në ndërtimin e tri qendrave të mëdha me kapacitete rajonale për grumbullimin, ruajtjen, ftohjen, kalibrimin dhe amballazhimin e produkteve bujqësore.

“Pjesa më e madhe e pagesave janë ekzekutuar ditët e fundit, por disa pagesa, sidomos te grandet investive, për shkak të disa problemeve që kishim me buxhetin gjatë këtij viti, kanë mbetur për t’u ekzekutuar kah mesi i janarit të vitit 2014”, ka sqaruar Behramaj.

Nëpërmjet subvencioneve janë përkrahur 10 667 kultivues të grurit me 5 811 500 euro, 27 kultivues të farës së grurit me 63 720 euro, 3 522 kultivues të misrit me 935 679 euro, 29 kultivues të lulediellit me 41 439 euro, 5 023 mbarështues të lopëve qumështore me 2 182 750 euro, 1 081 mbarështues të deleve me 1 066 630 euro, 173 mbarështues të dhive me 89 810 euro, 978 bletarë me 497 890 euro, 58 shpezëtarë me 240 304 euro, 18 kultivues të materialit fidanor me 96 264 euro dhe 2 427 vreshtarë me 1 119 480 euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)