22 Mars 2023

Mbështjetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci këtë të diel u mirëprit në fermën e fermerit Emin Gashit në fshatin Sibovc të Obliqit, i cili bashkë me familjen e tij janë të përkushtuar me zell në punën e tyre në bujqësi.

Duke parë nga afër punën dhe përkushtimin e Eminit dhe 6 vëllezërve të tij, Ministri Peci tha se nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për mua si Ministër sesa kur vlerësohesh nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor, e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual.

“Gjithashtu e njoftova Eminin se edhe këtë vit, mbështjetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit; ku përveç sipërfaqes do të përkrahet rendimenti, plehërimi pranveror dhe vlera e akcizës së naftës, ndërsa këtë vit do të krijojmë fond të veçant për rritjen e fondit blektoral”, u shpreh Ministri Peci.

Fermeri, Emin Gashi është kultivues i 5 hektarëve me grurë dhe 15 hektarëve me misër, ndërsa në total ka në pronësi 50 hektarë tokë të punueshme. Ai njëherit mbarështon rreth 40 krerë lopë, viça e mështjerra.

Theksojmë, se këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural - Grante në Bujqësi 2022, respektivisht Nën-masa e prodhimit të mishit / rritjes së viçave është përkrahur deri tani me 1,098,776.00€, ndërsa përmes nën-masës për prodhimin e qumështit dhe lopëve vlera e përkrahjes së projekteve është 497,883.50€.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)