24 Dhjetor 2024

Mbështetje për projektet bujqësore të Mamushës

Prishtinë, 2 shkurt – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyçi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, si dhe për mundësitë që ofron ky program për sektorët potencial të kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Krasniqi e njoftoi kryetarin edhe për skemat e  reja mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë, në të cilin kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e i cili sipas ministrit do të gjejë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.

Ministri Krasniqi, theksoi se fushat e punuara të komunës së Mamushës dhe rezultati i fermerëve dhe shoqatave të kësaj ane në prodhimtarinë e perimeve, janë suksese të mëdha në fushën e bujqësisë, pasi që prodhimet e tyre po depërtojnë edhe në tregun e rajonit e më gjerë.

Ministri Krasniqi, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të perimtarisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Mamushës, Arif Bytyçi, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor.

Bytyçi e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.ë muajin prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)