22 Dhjetor 2024

Mbahet takimi Ndërministror për Administrim të Tokës

Prishtinë, 17 qershor - Nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me datën 17 qershor 2011, në ambientet e këtij institucioni u mbajt takimi i rregullt i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës.

Përpos organizatorit të takimit, AKK-së së kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të insititucuioneve qeveritare, përfshi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra e Kryeministrit, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, GIZ-ja gjermane, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, etj.

Takimin e hapi Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Shpëtim Rudi, i cili foli për përkrahjen që menaxhimi i tokës merr nga Qeveria.

„Duke njohur peshën e madhe që një kadastër e sigurt ka në avancimin e mirëqenies sociale dhe ekonomisë së vendit, Qeveria e Kosovës vendos kadastrën në një nga prioritetet e saj. Kjo dhënie prioriteti dëshmohet edhe me përkrahjen e pa rezervë dhënë institucionit kompetent për administrimin e tokës, Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Përkrahja e tillë nuk është çështje politikash ditore, por është obliguese, marrë për bazë aspiratat e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti respektues të vlerave dhe standardeve demokratike. Dhe një nga të drejtat bazë është edhe e drejta e pronës, e drejtë kjo që mundësohet dhe qartësohet vetëm duke pasur një kadastër të ndërtuar konform praktikave më të mira evropiane“, tha Zëvendësministri.

Nga ana tjetër edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Prof. Dr. Murat Meha, foli për projektet për menaxhim dhe mirëmbajtjen sa më të mirë të tokës të cilat implementohen nga AKK-ja, duke vënë theks të veçantë në projektin RECAP, të vlefshëm 12.3 milionë dollarë, dhe që konsiston në rregullimin e plotë të sistemit të kadastrës, ngritjen e kapaciteteve, rregullimin e regjistrit të drejtave pronësore, hartimin dhe forcimin e kornizës ligjore dhe funksionalizimin e plotë të zyrave komunale kadastrale. Implementuese e projektit është Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Në takim po ashtu u prezantuan edhe përfaqësues nga Ministritë respektive, ndërsa pas diskutimeve ndërmjet palëve, u sollën edhe disa propozime për funksionimin e këtij komiteti, duke kërkuar që ky Komitet të jetë një forum nga ku do të dalim propozimet më të mira për menaxhimin dhe administrimin e tokës, e të cilat në bashkëpunim me qeverinë, do të ndikonin në përmirësimin e Ligjeve të ndërlidhura me menaxhimin e tokës dhe krijimin e infrastrukturës për të dhënat hapësinore.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)