Mbahet simpoziumi shkencor për ardhmërinë e verës Vranç
Rahovec, 19 qershor - Sot në objektin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec do të mbahet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”.
Ky simpozium organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, konkretisht Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, si dhe institucioneve tjera të kësaj natyre.
Në këtë simpozium do të marr pjesë gjithashtu edhe Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo.
Simpoziumi shkencor me problematikë vlerësimin më të madh të Vrançit është i pari i këtij lloji me natyrë monotematike, pararendës i veprimtarive të tilla shkencore edhe për kultivarët e hardhisë dhe llojeve të verërave shqiptare, në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe politikat e kërkimit shkencor për bujqësinë dhe në zhvillimin e vreshtarisë e verëtarisë në Kosovë e Shqipëri.