Mbahet punëtoria për eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari
Prishtinë, 1 qershor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”.
Në këtë punëtori do të marrin pjesë Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani, Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësuesja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në MBPZhR, Emine Kelmendi, përfaqësuesi nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, si dhe Koordinatorja Nacionale e Projektit MAP ’16 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Lindita Boshtrakaj.
Kjo punëtori, e cila mbështetet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, do të mbahet në Prishtinë.