Mbahet protestë për të drejtat e kafshëve
Prishtinë, 15 korrik - Pas veprimit skandaloz të Komunës së Klinës, PARK dhe organizatat tjera për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Kosovë janë në përgatitje të një veprimi juridik kundër Komunës së Klinës dhe AVUK-ut për aksionin e tyre të kundërligjshëm që rezultoi me vrasjen massive të qenve endacakë.
Ky veprim është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë si dhe me standardet e reja evropiane që kanë filluar të aplikohen edhe në të gjitha vendet e rajonit.
Njëherësh PARK fton të gjithë simpatizantët e të drejtave të kafshëve që të organizohemi për një protestë para Qeverisë së Kosovës, të merkurën me datë 20.07.2016.