Mbahet Panairi Rajonal i Bujqësisë "Mitrovica 2016"
Prishtinë, 7 tetor - Në Mitrovicë do të filloj Panairi Rajonal i Bujqësisë "Mitrovica 2016" organizuar nga Unioni i Shoqatave të Fermerëve të Rajonit të Mitrovicës, mbështetur nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe ajo e Skenderajt.
Hapja solemne e panairit, ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave të lartpërmendur dhe përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore do të bëhet në Sheshin ngjitur për Xhamin e Zallit, në qendër të qytetit duke filluar në ora 11:00.