25 Dhjetor 2024

Mbahet panairi i gjedhit “Kaçaniku 2015”

Kaçanik, 20 shtator - Për herë të shtatë me radhë, është mbajtur panairi i gjedhit “Kaçaniku 2015”, organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBZHRP). Panairin e mbajtur në oborrin e shkollës fillore në fshatin Koxhaj, e shpalli të hapur Zylfi Koxha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë (DBZHRP).

Koxha ka thënë DBZHRP-ja përmes organizimit të këtij Panairi synim kryesor ka zhvillimin e bujqësisë, motivimin e fermerëve në përmirësimin e racës së gjedhit si dhe rritjen e numrit të fermerëve prodhues e natyrisht edhe shkëmbimin e përvojave mes fermerëve. Koxha u ka thënë fermerëve se edhe sivjet Drejtoria e Bujqësisë, nga Buxheti i Komunës i ka mbështet fermerët përmes disa projekteve.

Ai ka numëruar një varg projektesh si atë të mbështetjes së 320 fermerëve më repromaterial bujqësor,
respektivisht me farë misri e pleh mineral, mbështetjen e 55 fermerëve me sera pastaj mbështetjen e 20 te tjerëve me mjedra, mbështetjen e 78 gra fermerëve të cilat kanë përfitua pajisje për ujitjen pikë-pikë etj. Kreu i Drejtorisë së Bujqësisë i ka ftuar fermerët që nga 25 shtatori të aplikojnë për farë gruri dhe pleh mineral, një projekt tjetër që po ashtu mbështetet nga Buxheti komunal.

Komisioni vlerësues në përbërje: Florim Shabani, zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, Xhelal Luma, inxhinier i blegtorisë dhe Xhemal Reçica, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt i kanë shpallur fermerët fitues. Në kategorinë e racës produktive vendi i parë i takoi lopës së fermerit Fadil Sopa, nga Kaçaniku i Vjetër, vendi i dytë lopës se pronarit Mustafë Lama nga Kaçaniku i Vjetër, ndërsa vendi i tretë i takoi lopës së fermerit Isuf Sopa, po ashtu nga Kaçaniku i Vjetër.

Në konkurrencën e racës vendore “Metise” vendin e parë e zuri lopa e pronarit Mustafë Krasniqi nga Kaçaniku i Vjetër, vendin e dytë lopa e pronarit Rexhep Lama, nga Kaçaniku i Vjetër dhe vendi i tretë ajo e pronarit Faton Berisha, po ashtu nga Kaçaniku i Vjetër. Në kategorinë e mëshqerrave, më e mirë u zgjodh ajo e pronarit Qefser Sopa nga Kaçaniku i Vjetër, vendi i dytë i takoi mëshqerrës së fermerit Nehat Gabrrica nga Doganaj, ndërsa në vendin e tretë u radhit ajo e fermerit Zahir Salihu nga Bajnica. Në kategorinë demi më i mire, vendi i parë i takoi demit të fermerit Egzon Guri nga Nikajt, vendi dytë demit të fermerit Rrahim Gavazi nga Biçeci dhe në vendin e tretë u radhit demi i pronarit Fari Salihu nga Duraj. Vendet e para u shpërblyen me nga 250 euro, vendet e dyta me nga 150 euro dhe vendet e treta me nga 100 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)