Mbahet manifestimi tradicional Dita e mollës
Në këtë manifestim, i cili tradicionalisht organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Istogut, do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, përfaqësues të shoqatave të fermerëve, etj.
Kultivuesit e mollës nga rajone të ndryshme të vendit, do të jenë të pranishem në ditën e këtij fruti në një manifestim të përbashkët në fshatin Kovragë të komunës së Istogut.
Fermerët e kësaj ane po arrijnë që përveç shtimit të kapaciteteve prodhuese, të rrisin edhe cilësinë e këtyre prodhimeve.