22 Dhjetor 2024

Mbahet konferencë ndërkombëtare për pylltarinë

Prishtinë, 27 maj - Mbahet konferencë ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve në sektorin e pylltarisë.

Në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, e cila është duke e menaxhuar projektin “Mbështetje e mëtejshme për menaxhim të qëndrueshëm të pylltarisë”, sot u organizua një konferencë ndërkombëtare me temën “Zhvillimi i sektorit të pylltarisë së Kosovës dhe përafrimi me BE-në”.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se gjendja në sektorin e pylltarisë dhe mjedisi i ri ekonomik nxjerrin në pah domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit për krijimin e sistemeve efikase dhe menaxhimin e mirë të pyjeve, në harmoni me resurset ekzistuese dhe praktikat e vendeve të BE-së.

”Rëndësia e pyjeve është shumëdimensionale, sepse ofrojnë kushte të volitshme për zhvillimin e industrisë së drurit, turizmit malor, rekreacionit dhe të tjera, dhe duke u bazuar në këto funksione të rëndësishme është obligim i yni që të përkujdesemi për t’i ruajtur dhe menaxhuar pyjet tona në mënyrë sa më të mirë”, tha ministri Stavileci.

Ai shtoi më tej se, MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej të përkushtohet për ngritjen e kapaciteteve, përmes hartimit të kornizave mbështetëse rregullative dhe përmes reformimit të institucioneve përgjegjëse, duke i përafruar ato me strukturat organizative të BE-së.

Ndërsa, z.Melvin Asin, zv.kryesues i operatives në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, tha se sektori i pylltarisë në Kosovë konsiderohet se ka kapacitete të ulëta sa i përket numrit të ekspertëve në të gjitha institucionet e pylltarisë dhe projekti i binjakëzimit me BE-në është i përqëndruar në një koordinim strategjik për t’i përvetësuar praktikat më të mira të Austrisë, Italisë dhe Bullgarisë dhe për t’i ngritur kapacitetet në këtë sektor.

Projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Kosovë është duke u implementuar nga organizata Österreichische Bundesforste AG Austria, në bashkëpunim të ngushtë me Umweltbundesamt Austria, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, e cila përfaqësohet nga Agjencia Ekzekutive e Pylltarisë, me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Politikave të Pylltarisë së Italisë dhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

Kontributi i BE-së në këtë projekt është 2.7 milionë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e tij është 3 milionë euro.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe z.Paolo Ammassari nga Sektori i Pylltarisë në Itali, znj.Meglena Plugtschieva nga Paralamenti i Bullgarisë, z.Georg Erlacher, Kryetar i Asociacionit Evropian të Pylltarisë, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)