Mbahet konferenca për mundësitë e investimeve në Agrobiznes
Prishtinë, 18 nëntor - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, do të flasë me rastin e hapjes së konferencës Mundësitë për Investim në Agrobiznes.
Mundësitë për Investim në Agrobiznes është një eveniment dyditorë i cili ka për qëllim të sjellë së bashku investitorët dhe agrobizneset kosovare dhe ndërkombëtare për të diskutuar dhe prezentuar mundësitë për investime në sektorin e agrobiznesit në Kosovë.
Konferenca do të përqëndrohet në mundësitë e prodhimit primarë dhe përpunimit në nënsektorët e identifikuar paraprakisht si frutat (frutat e pemëve dhe frutat e butë), perimet dhe bimët mjekësore aromatike. Këta nënsektorë janë identifikuar si të tillë që kanë potencialin më të lartë për investime dhe zhvillim në Kosovë.
Konferenca organizohet nga programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale dhe Recura.
Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale është program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i me qëllim të zhvillimit të një sektori më konkurrent të bujqësisë në Kosovë, përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat tjera në zingjirët e shënjestruar të vlerës.