Mbahet festa e mjaltit në Gjakovë
Gjakovë, 6 nëntor - Me organizimin e Shoqatës së Bletarëve Flora në Gjakovë, sot në ambientet e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi, ka filluar festa e mjaltit, ngjarje kjo e cila është bërë tashmë tradicionale dhe mbahet në kuadër të 62 vjetorit të themelimit të kësaj shoqate. Festa e Mjaltit është mbështetur nga Komuna e Gjakovës përkatësisht nga Drejtoria e Bujqësisë dhe do të zgjasë dy ditë.
Adhuruesit e mjaltit do të kenë mundësinë të kenë afër vetës dhe të provojnë lloje dhe cilësi të lartë të mjaltit, njëkohësisht të promovojnë produktet vendore duke stimuluar zhvillimin e kultivimit të mjaltës vendore.
Bletarët prodhues kanë veçuar mbështetjen institucionale, të cilët kanë theksuar me këtë rast se mbështetja nga institucionet komunale dhe organizatat tjera nuk ka munguar.
Manifestimi i bletarëve për ekspozimin e mjaltit në Gjakovë do të zgjatë edhe ditën e nesërme e shtunë 07.11.2015.