Mbahet Dita e Qethjeve të Deleve në bjeshkët e Deçanit
Prishtinë, 26 korrik - Sot në bjeshkët e Komunës së Deçanit konkretisht në Bjeshkën e Roshkodolit organizohet Dita e Qethjeve të Deleve projekt ky i cili prezanton turizmin rural dhe malorë të Komunë së Deçanit.
Dita e qethjes se deleve 2018 u mbështet nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore në kuadër të Projektit "Bashkëpunimi Rajonal dhe Rrjetëzimi në Fushën e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ekonomik të Zonave Ndërkufitare" financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Deçanit .