Mbahet aksioni i pastrimit në Lipjan
Aksioni nis nga oborri i Komunës së Lipjanit, për të vazhduar në shesh të qytetit si dhe në një deponi ilegale që gjendet pranë hekurudhës, në rrugën për Janjevë.
Aksionit i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe nxënës të shkollave fillore.
Po ashtu, punëtorët e ETC-ve dhe të depove do t’u bashkohen aksioneve të pastrimit në qytetet: Gjilan, Kamenicë, Graçanicë dhe Viti.
Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” aksione do të organizohen edhe në Komunën e Istogut për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave.