Mbahet aksion pastrimi në Komunën e Vushtrrisë
Vushtrri, 31 tetor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” Let’s it Kosova do të organizojë aksion pastrimi në Komunën e Vushtrrisë.
Aksioni i sotëm në Vushtrri nis nga Varrezat e Qytetit, te rruga "Isak Halili", ndërsa përveç ekipit të Let’s it Kosova e vullnetarëve të shumtë, merr pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.