Mbahen aktivitete për promovimin e mollave të Kosovës
Zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it, Majk de lla Rosa, gjatë vizitës që iu bëri fermerëve pjesëmarrës në promovimin e mollës, tha se USAID-i në dy vitet e fundit ka mbështetur fermerët me 14 mijë fidanë të mollës në vlerë prej 500 mijë eurosh. USAID-i sipas tij është i përkushtuar edhe uljen e importit të madh të pemëtarisë.
Ky zëvendësim i importit do të thotë mollë me çmime më të volitshme për konsumatorin kosovar, por gjithashtu do të thotë edhe krijim i vendeve të reja të punës, tha Rosa.
Ai ka inkurajuar të gjithë kosovarët që ti shijojnë këto mollë që janë unike që prodhohen në Kosovë me kualitet dhe cilësi të lartë.
Deri në vitin 2020 programi i ri i USAID-it së bashku me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e mollës duke zhvilluar në një industri të qëndrueshme, duke mbështetur 800 hektarë me prodhim konkurrues dhe duke bërë një furnizues më të mirë të mollëve të freskëta të përpunuara në tregjet brendshme, rajonale dhe të BE-së.
Qytetarët në këtë promovim kanë mundësi gjithashtu të shijojnë lëngun e shtrydhur të freskët dhe materialin mbushës të mollës, së bashku me tortat dhe ëmbëlsirat nga mollët. Vlerësohet se më shumë se 2 mijë hektarë mollë po kultivohen në tërë Kosovën dhe mollët po konsumohen kryesisht për konsum të freskët, që përfaqësojnë 80% të prodhimit të përgjithshëm.
Futja e varieteteve të reja dhe teknologjive në rritje nga ish-programi i USAID-it Mundësitë e reja për bujqësi (NOA) është duke pasur ndikim në treg për shkak të përmirësimit të cilësisë dhe rendimenteve të kulturës. Gjatë vitit 2012-2013, USAID-i ka promovuar metoda të reja të kultivimit, trajtimit pas vjeljes, paketimit, ruajtjes dhe marketingut të kulturës së mollës në Kosovë.
Kjo është një ngjarje promovuese e mollës vendore do të mbahet më 13 deri 14 nëntor.