M Sillosi" importoi grurë për kafshë
Prishtinë, 3 mars - Unë kam qenë udhëheqës i Zyrës doganore në Prishtinë dhe, sa i përket grurit të importuar vitin e kaluar nga M Sillosi, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014 ky subjekt ka importuar një sasi të konsiderueshme të grurit për të cilin po flasim. Eksportuesit kanë qenë kryesisht nga Serbia dhe në raste të rralla nga Hungaria.\"
\"Kemi pasur raste që i kemi evidentuar edhe ne si Drejtori rajonale dhe në fillim të tetorit 2014 subjekti ka deklaruar edhe grurë ushqim për kafshë. Në rastin konkret kemi pasur dyshime të bazuara edhe i kemi marrë mostrat e dërgesave në fjalë. Sasia e kontraktuar në një deklaratë ka qenë 3 mijë tonë
, ka thënë zyrtari doganor, Bujar Haxhidauti
Skandali i grurit të destinuar për kafshë, por që ka përfunduar në tavolinat e njerëzve, është shndërruar në përplasje mes Doganave dhe Agjencisë Veterinare të Ushqimit.
Ndërsa, tre deputetë të Komisionit parlamentar të bujqësisë kanë kërkuar informacione, sqarime dhe dokumentacione nga Dogana, zyrtarët e kësaj të fundit i kanë kaluar përgjegjësinë AVUK-ut, që vetëm pak ditë më parë ka akuzuar doganat se kanë prodhuar evazion fiskal, duke favorizuar kompaninë M Sillosi.
/Kosova Sot/